Këto ditë më ka shoqëruar Isabel Allende me “Eva Luna rrëfen”. Një koleksion me tregime të shkurtra, të rrëfyera nga Eva Luna (personazh i një prej librave të tjerë të Allendes) të dashurit të saj, si Shehrezadja gjatë një mijë e një netëve. Në këto rrëfenja mbizotëron magjikja, e bukura, romanca, erotika dhe vetëm ndonjëra tek tuk mund të jetë e llojit “fund i lumtur”.
Do t’ia rekomandoja kujtdo që dëshiron një dozë të realizmit magjik në këto ditë të nxehta.